Rubio: Trumpi pati një takim të shkurtër, por "të rëndësishëm" me Rodriguezin e Venezuelës

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dha pak detaje rreth takimit të së martës mes presidentit amerikan Donald Trump dhe Delcy Rodriguezit, e cila ushtron detyrën e presidentes së Venezuelës.

Megjithatë, ai bëri të ditur se janë diskutuar hapa për të ndihmuar në rikthimin e "besimit" te ekonomia e vendit, në mënyrë që miliona venezuelas që jetojnë jashtë vendit të ndihen të qetë për t'u kthyer në atdhe; ai përmendi ristrukturimin e borxhit dhe "procesin e tranzicionit politik" që po zhvillohet aktualisht.

"Do të donim të shihnim një moment kur ata të ndiejnë dhe të kenë besim se mund të kthehen vërtet dhe të rindërtojnë atë që humbën, ose të rindërtojnë atë që u është marrë, qoftë në planin politik apo atë ekonomik," tha Rubio. "Dhe që kjo të ndodhë, duhet të bëjmë më shumë përparim në këto bisedime lidhur me tranzicionin dhe pajtimin."