Më pak se dy javë kohë për ta zgjedhur presidentin, ose zgjedhje

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se 6 tetori 2026 është dita e fundit e afatit 60-ditor për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Në aktgjykimin e publikuar më 23 shtator, Gjykata ka konstatuar se ky afat, i përcaktuar në nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të Nenit 82 të Kushtetutës, ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026, transmeton Zeri.info.

Vendimi lidhet me kërkesat e deputetëve të PDK-së, të cilët kishin kontestuar kushtetutshmërinë e disa vendimeve të Kuvendit lidhur me konstituimin e legjislaturës së re dhe zgjedhjen e Qeverisë.

Sipas vendimit, nëse Presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, aktivizohen pasojat e përcaktuara në Nenin 82 të Kushtetutës, i cili rregullon shpërndarjen e Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar gjithashtu se kalimi i afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit ka pasojë fillimin e rrjedhjes së afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, kur posti i Presidentit është vakant. /Zëri