Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani të ish-kreut të SHISH-it, përgjimet e komunikimit në telefon mes Hysenit dhe Agasit

Teksa në Shqipëri doli lajmi se SPAK-u kishte firmosur ndaj shefes së Shërbimit Informativ Shtetëror dy masa sigurie, “Arrest shtëpie” dhe “Pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike”, Vlora Hyseni ndodhej jashtë vendit, shkruan Ballkanweb.

Kjo media bën të ditur se ajo ndodhej në Baku të Azerbajxhan në një takim me shefat e shërbimeve të 82 vendeve. Por krejt papritur Vlora Hyseni që dyshohet se përkrahu Ergys Agasin në arrati dhe e furnizoi me dokumente të klasifikuara, u shfaq në Kosovë. Pak orë, përpara se Bajram Begaj të dekretonte shkarkimin e saj nga detyra si kryeagjente e Shqipërisë, Vlora Hyseni u paraqit në Policinë e Kosovës. Automjeti me të cilin udhëtonte mbërriti në pikën e kalimit kufitar në Morinë ku edhe u bë ndalimi nga policia shqiptare.

E zhveshur nga funksioni, ish-kryespiunia shqiptare, e cila del ne komunikime direkte me Agasin, para dhe gjatë kohës që ai qëndroi në arrati, u shoqërua për në ambientet e policisë së Shtetit. Aty dha shpjegimet e para, ndërsa më pas iu komunikua masa dhe izolua në banesën e saj afër stadiumit Air Albania.

Vlora Hyseni akuzohet nga SPAK-u për përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve sekrete, lidhur me aferën e AKSHI-së, ku Ergys Agasi dyshohet se kishte krijuar një grup kriminal që vepronte brenda këtij institucioni. Sipas prokurorëve janë zbuluar komunikimeve mes saj dhe Agasit edhe gjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati.

Agasi po hetohet se në kuadër të grupit kriminal dhe në bashkëpunim me ish-drejtoreshën e AKSHIT Mirlinda Karcanaj dhe ish zv,.drejtoreshën Hava Delibashi ka manipuluar tenderat e institucionit. Në kuadër të të njëjtin aksion SPAK-u arrestoi dje Embro Sulejmanin, punonjës i Agroturizëm Kodra e Kuajve, që ndihmonte Aasin në arrati, si dhe Fatjon Kalluci, Përgjegjës Sektori në Institutin të Policisë Shkencore që dyshohet se nxjerrje te dokumenteve sekrete. SPAK urdhëroi dhe kontrollin e banesës dhe atë personal për ish kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.