Murati takohet me homologun nga Grenada, diskutojnë për zgjerim bashkëpunimi
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është takuar me homologun e tij, Dennis Cornwall nga Grenada, gjatë qëndrimit në New York.
Përmes një postimi në Facebook, Murati u shpreh se së bashku diskutuan për bashkëpunimin e deritanishmën në shkëmbim të përvojave në fushën e diplomacisë dhe mundësinë për zgjerim të bashkëpunimit edhe në fushën e financave publike dhe digjitalizimit. /Zëri
Postimi i plotë:
Gjatë qëndrimit në New York, kisha nderin që në Konsullatën tonë të pres në takim z. Dennis Cornwall, Ministrin e Financave nga Grenada.
Me z. Cornwall diskutuam për bashkëpunimin e deritanishëm në shkëmbim të përvojave në fushën e diplomacisë dhe mundësinë për zgjerim të bashkëpunimit edhe në në fushën e financave publike dhe digjitalizimit.