61 aksidente dhe afër 2500 tiketa të shqiptuara gjatë 24 orëve të fundit në vend
Policia e Kosovës ka bërë publike të dhënat e përgjithshme gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Në vendin tonë kanë ndodhur 61 aksidente trafiku, ku 27 janë aksidente me të lënduar, kurse 34 me dëme materiale.
Kurse policia ka shqiptuar 2427 tiketa për mbarëvajtjen e rregullave të komunikacionit.
Në anën tjetër, 17 persona janë arrestuar, kurse 15 janë në mbajtje. /Zëri