Dyshohet se dhunuan dy femra, arrestohen dy persona në Kaçanik

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale të “Dhunimit” ndaj dy femrave.

Rasti ka ndodhur më datën 21 shtator, në orën 23:00, sipas raportit 24-orësh të PK-së.

“Është raportuar se dy femra kosovare dyshohet se janë keqpërdorur nga dy persona të panjohur. Lidhur me rastin, viktimat janë intervistuar nga prokurori dhe pas intervistimit i njëjti ka autorizuar të hapet rasti i lartcekur”, thuhet në raportin 24-orësh.

Sipas raportit, të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. /Zëri