Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në gjashtë objekte ndërtimi - në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve në objekte ndërtimi, përkatësisht tri në komunën e Prishtinës, dy në komunën e Mitrovicës dhe një në komunën e Pejës, ka konstatuar parregullsi në mosmarrjen e masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këto objekte ndërtimi, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”, thuhet tutje në njoftim. /Zëri