Lëndohet një person në vendin e punës në Gjilan, nisin hetimet

Një person është rrëzuar, teksa po punonte te vendi i tij i punës në Gjilan.

Sipas raportit të PK-së, rasti ka ndodhur dje (e martë) në orën 07:40, ku më pas viktima është dërguar për trajtim mjekësor, pasi kishte pësuar lëndime.

Viktima pas trajtimit mjekësor është liruar, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti.

“Rr. ‘Lidhja e Prizrenit’, Gjilan / 22.09.2026 – 07:40. Viktima mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor për shkak se kishte pësuar lëndime, pasi ishte rrëzuar derisa ishte duke punuar. Viktima pas trajtimit mjekësor është liruar. Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti”, thuhet në raport. /Zëri