Kallas: Normalizimi Kosovë - Serbi dhe rruga drejt BE-së duhet të ecin paralelisht
Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka zhvilluar takime të ndara në New York me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pas takimeve, Kallasi ka theksuar nevojën për avancimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas saj, përparimi në normalizimin e marrëdhënieve duhet të ecë paralelisht me përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Kallasi ka vënë theks të veçantë edhe te zbatimi i marrëveshjeve të arritura përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, duke përfshirë Marrëveshjen e Ohrit.
Ajo ka nënvizuar se zbatimi i këtyre marrëveshjeve nuk duhet të shihet si një favor ndaj Brukselit, por si një detyrim ndaj qytetarëve dhe ndaj rajonit, i cili, sipas saj, pret marrëdhënie normale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimi në rrugën drejt BE-së duhet të ecin krah për krah. Marrëveshjet e arritura përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, veçanërisht Marrëveshja e Ohrit, janë detyruese. Zbatimi i tyre nuk është një favor ndaj Brukselit, por një detyrim ndaj qytetarëve të tyre dhe ndaj një rajoni që pret marrëdhënie normale”, shkroi Kallasi në X.
Kallasi theksoi se BE-ja do të vazhdojë të jetë një ndërmjetës i paanshëm. Por lehtësimi i dialogut nuk mund ta zëvendësojë vullnetin politik në Kosovë dhe Serbi.
Takimet e Kallasit me Kurtin dhe Vuçiqin janë zhvilluar në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ku çështja e dialogut Kosovë - Serbi mbetet pjesë e agjendës së diplomacisë evropiane.
I met today with President Vuëië and Prime Minister Kurti, and raised the need to advance the normalisation of relations between Belgrade and Pristina.
— Kaja Kallas (@kajakallas) September 22, 2026
Progress on normalisation of relations and advancement on the EU path have to go hand in hand.
The agreements reached through… pic.twitter.com/7q3xetoqOy