Melania Trump tërheq vëmendjen në OKB me një paraqitje elegante dhe moderne
Melania Trump tërhoqi vëmendje me stilin e saj gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ku shoqëroi bashkëshortin e saj, presidentin amerikan Donald Trump.
Për këtë rast, zonja e parë amerikane zgjodhi një kostum të zi me pantallona nga Dolce & Gabbana, të cilin e kombinoi me një këmishë klasike të bardhë nga Givenchy.
Detaji që i dha një karakter të veçantë veshjes ishte kravata e stilit Ascot, duke krijuar një pamje elegante dhe moderne.
Veshja e saj ishte në harmoni edhe me atë të Donald Trump, i cili u shfaq me kostum të kaltër të errët, këmishë të bardhë dhe kravatë të kuqe.
Melania Trump ka treguar edhe më herët preferencën e saj për krijimet e Dolce & Gabbanas në raste zyrtare.
Ajo ka zgjedhur kostume të kësaj marke edhe për të dy portretet e saj zyrtare gjatë periudhës së qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërkohë, vizita e çiftit Trump në New York është pjesë e një agjende më të gjerë zyrtare.
Ata pritet të rikthehen në Washington për vizitën shtetërore treditore të presidentit kinez Xi Jinping dhe bashkëshortes së tij, Peng Liyuan.
Bisedimet pritet të përfshijnë tema si inteligjenca artificiale dhe konkurrenca ekonomike globale.