“Paanshëm, për atdhe”, shqiptarët në Gjenevë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve
Një manifestim në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është paralajmëruar të mbahet këtë të diel, në Gjenevë të Zvicrës.
Në njoftim bëhet e ditur se protestat do të zhvillohen në "Sheshin e Kombeve të Bashkuara", duke filluar nga ora 14:00.
Me slloganet kryesore "Jo në emrin tim” dhe "Paanshëm, për atdhe”, ky tubim synon të përcjellë mesazhin e mbështetjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së.