Haxhiu fton në takim familjarët e katërshes së UÇK-së, djali i Jakup Krasniqit konfirmon ftesën
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ftesa e saj vjen pak ditë pas dënimit të tyre në Hagë, me 81 vjet burgim.
Pranimin e ftesës e ka konfirmuar për Klankosova Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.
Ai bëri të ditur se ftesa ka arritur në adresë të tyre, mirëpo ende nuk kanë kthyer një përgjigje përfundimtare lidhur me praninë në takim.
“Po, e kemi një ftesë, por ende nuk e kemi konfirmuar pjesëmarrjen”, deklaroi Krasniqi