Gjendet pa shenja jete një 34-vjeçar në shtëpinë e tij në Gjilan
Një mashkull i lindur në vitin 1992 është gjetur pa shenja jete të martën brenda shtëpisë së tij në qytetin e Gjilanit.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Më datën 22.09.2026, kemi pranuar informacion se një person mashkull i vitit të lindjes 1992, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në qytetin e Gjilanit. Njësitet relevante policore së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”, deklaroi Osmani.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Ndërkohë, hetuesit nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan, në koordinim dhe bashkëpunim me prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.