Dreshaj takon kreun e Dhomës Ekonomike të Gjenevës, diskutojnë rritjen e investimeve Kosovë–Zvicër

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve, Besart Dreshaj, ka zhvilluar takim me kryetarin e Dhomës Ekonomike, Industriale dhe Tregtare të Gjenevës (CCIG), Vincent Subilia, me të cilin ka diskutuar për avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

Dreshaj ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për rritjen e investimeve, zgjerimin e shkëmbimeve tregtare dhe krijimin e partneriteteve të reja ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve.

“Takova Kryetarin e Dhomës Ekonomike, Industriale dhe Tregtare të Gjenevës (CCIG), z. Vincent Subilia. Gjatë takimit diskutuam për avancimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë–Zvicër, rritjen e investimeve, zgjerimin e shkëmbimeve tregtare dhe krijimin e partneriteteve të reja ndërmjet bizneseve”, ka shkruar Dreshaj.

Ai ka thënë se gjatë takimit është prezantuar edhe potenciali ekonomik i Kosovës, fuqia punëtore e kualifikuar dhe mundësitë për promovimin e produkteve vendore në tregun e Gjenevës.

“Gjithashtu, prezantuam potencialin ekonomik të Kosovës, fuqinë punëtore të kualifikuar dhe mundësitë për promovimin e produkteve kosovare në tregun e Gjenevës”, ka deklaruar Dreshaj.

Sipas tij, takimi paraqet një hap drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

“Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës”, ka përfunduar Dreshaj.