Nisin punimet për ndërtimin e urës së re mbi lumin Nerodime në Stagovë të Kaçanikut

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e urës së re mbi lumin Nerodime, në rrugën kryesore të fshatit Stagovë.

Sipas Vishit, ky investim po realizohet nga buxheti komunal dhe është vlerësuar si i nevojshëm për banorët e kësaj zone.

Ai ka theksuar se ura e re pritet të mundësojë qarkullim më të lehtë dhe më të sigurt për banorët dhe pjesëmarrësit në komunikacion.

“Vazhdojmë me investime në përmirësimin e infrastrukturës rrugore!”, ka shkruar Vishi.