QKUK-ja u bën thirrje qytetarëve: Kujdes nga pickimet e mushkonjave
Qendra Klinike Universitare e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndërmarrin masa mbrojtëse ndaj pickimeve të mushkonjave.
Në njoftimin e saj, QKUK rekomandon që qytetarët të kenë kujdes të veçantë gjatë qëndrimit në ambiente të jashtme, ku ekspozimi ndaj mushkonjave mund të jetë më i madh.
Qytetarët këshillohen të përdorin masa mbrojtëse dhe të shmangin, sa është e mundur, ekspozimin ndaj mushkonjave, veçanërisht në orët kur aktiviteti i tyre është më i theksuar.