Caktohet arbitri i ndeshjes Kosovë – Irlandë

Është caktuar arbitri që do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Irlandës.

Kosova të enjten nga ora 20:45 e pret Irlandën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Është ndeshja e parë e Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

UEFA ka caktuar belgun Lawrence Visser si arbitër kryesor.

Ndihmësit e Visserit do të jenë Ruben Wyns e Michele Seeldraeyers, gjithashtu të Belgjikës.

Kosova të dielën do të luajë me Austrinë në Vjenë.

Më 1 tetor luan në Hungari ndaj Izraelit, kurse më 4 tetor e pret Austrinë në Prishtinë.