Kurti kërkon mbështetjen e Kuvajtit, që Kosova të fitojë statusin e vëzhguesit në OBI
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim me princin e Kurorës së Shtetit të Kuvajtit, Sheikh Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah, në e punimeve të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë se në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë.
“Tani është koha për një hap të ri domethënës: këtë miqësi ta kthejmë në partneritet konkret në rrugën e zhvillimit ekonomik. Shprehëm gatishmërinë tonë për ta nënshkruar memorandumin për Komisionin e Përbashkët për Bashkëpunim, i cili do t’u japë marrëdhënieve tona mundësi të reja dhe një kornizë të qëndrueshme. U pajtuam që së shpejti do t’i përmbyllim edhe marrëveshjen për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe marrëveshjen për mbrojtjen e investimeve. Kërkuam gjithashtu mbështetjen e Kuvajtit që Kosova të fitojë statusin e vëzhguesit në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik”, shkroi Kurti.
Kurti ka kujtuar edhe ndihëm që Kuvajti ka dhënë gjatë luftës në Kosovë, ku ka shprehur falënderimin.
Kryeministri njoftoi se princi i Kuvajtit e ka falënderuar Kosovën për përkrahjen në luftimin e ekstremizmit në rajonin e Gjirit.
Në takim siç ka njoftuar Kurti është biseduar edhe për kontributin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës në Kuvajt si pjesë e Gardës Kombëtare të Iowas.