Hayden Panettiere nderohet në një ceremoni emocionale në Malibu

Hayden Panettiere u nderua të shtunën me një ceremoni përkujtimore në Malibu, më shumë se një muaj pas vdekjes së aktores.

Në aktivitetin e zhvilluar në Malibu Pacific Church morën pjesë rreth 150 persona, ndërsa ceremonia përfshiu fjalime, momente muzikore dhe lëshimin e pëllumbave.

Sipas programit të publikuar nga TMZ, ndër folësit ishin Evan Ross, Connie Britton, Sanoe Lake, Brad Farkas, Allie Beattie, Jeff Beacher, Marnie Alton, Kasey Kitchen dhe Ben Smith, shkruan DailyMail.

Në pjesën muzikore dhe të vallëzimit morën pjesë Chau Pan, Mathew Engst, Kaala Clarke, Isabella D'Amore dhe Charles Esten.

Në program u përfshi edhe një mesazh përkujtimor, ku thuhej: “Drita e saj e fortë dhe e bukur shkëlqeftë përgjithmonë”.

Një seksion i veçantë falënderimesh përmendte edhe ish-të fejuarin e Hayden, Wladimir Klitschko, me të cilin ajo kishte vajzën Kaya, si dhe persona të tjerë që kishin qenë pranë aktores.

Pas ceremonisë, sipas raportimeve, u zhvillua një pritje private në një pronë në Malibu Colony. Babai i Hayden, Alan “Skip” Panettiere, ishte i pranishëm, ndërsa nëna e saj Lesley Vogel nuk mori pjesë.

Paris Hilton ishte gjithashtu mes të pranishmëve dhe një pjesëmarrës e përshkroi ceremoninë si emocionale dhe të bukur.

Hayden Panettiere vdiq më 16 gusht në një rezidencë në Greenville, Karolina e Jugut. Autoritetet e kanë përshkruar rastin si një vdekje të dyshuar nga mbidoza e drogës, ndërsa ceremonia në Malibu shërbeu si një moment për të kujtuar jetën dhe karrierën e saj.