“Kosovë, mirë se ju gjetëm!” - mirëpriten tre futbollistët e rinj të “Dardanëve”

Federata e Futbollit e Kosovës ka mirëpritur tre futbollistët e rinj që iu bashkuan "Dardanëve".

Përmes një videomesazhi, FFK-ja uroi Erblinin, Dionin dhe Milotin në kapitullin e tyre të ri për Kosovën.

“Kosovë, mirë se ju gjetëm!  Me përkushtim, me krenari dhe me përgjegjësinë që mbart fanella e Kosovës, Erblini, Dioni dhe Miloti nisin një kapitull të ri në rrugëtimin e tyre. Për Kosovën. Për fanellën. Për Dardanët. Forca, Kosovë!”, thuhet në njoftimin e Federatës.