Maqedonci dhe ministri çek diskutojnë për marrëveshje bashkëpunimi në mbrojtje
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes të Republikës Çeke, Jaromír Zuna, në margjinat e takimit CEDC – Western Balkans.
Maqedonci ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në industrinë e mbrojtjes, transferimin e teknologjisë, si dhe trajnimin dhe edukimin ushtarak.
“Në margjinat e takimit CEDC – Western Balkans, u takova me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes të Republikës Çeke, Jaromír Zëna”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Ai ka thënë se e ka falënderuar ministrin çek për kontributin e Republikës Çeke në sigurinë e Kosovës përmes pjesëmarrjes në KFOR, si dhe për mbështetjen në procesin e integrimeve euroatlantike.
“E falënderova ministrin Zëna për kontributin e Republikës Çeke në sigurinë e Kosovës, përmes pjesëmarrjes së saj në KFOR, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e integrimeve euroatlantike”, ka deklaruar Maqedonci.