“Jo në emrin tim!”, Prishtina pret qytetarët në natën e shtatë radhazi

Edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të organizohet protestë.

Kjo e martë shënon natën e shtatë radhazi, që qytetarët kundërshtojnë njëzëri vendimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Si çdo natë tjetër, protesta edhe sonte do të mbahet me fillim nga ora 21:00.

Ndërkohë, ishte nënkryetarja e kryeqytetit Besianë Musmurati ajo që bëri të ditur vazhdimin e protestës.