“Tradhti nga aleatët?” - eksperti amerikan flet për Specialen, protestat dhe të ardhmen e Kosovës pas vendimit në Hagë

Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nxitur reagime të forta në Kosovë, protesta qytetare dhe debate politike për të ardhmen e Dhomave të Specializuara.

Në një intervistë ekskluzive për “Zërin”, profesori dhe analisti amerikan Alon Ben-Meir analizon zhvillimet pas aktgjykimit, pasojat e mundshme për Kosovën dhe ndikimin që situata mund të ketë në marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët evropianë.

Ben-Meir flet për protestat në Kosovë, procesin e apelimit, nismat e paralajmëruara për ndryshimin ose shfuqizimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, si dhe deklaratat që e kanë cilësuar aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit si “tradhti” nga aleatët ndërkombëtarë.

A mund të ndikojë aktgjykimi në shtetësinë e Kosovës? Çfarë duhet të bëjë Prishtina pas vendimit të shkallës së parë? Dhe cilat mund të jenë pasojat për raportet me Washingtonin?

Këto përgjigje nga njohësi i çështjeve të Ballkanit, Ben-Meir, do t’i gjeni sot gjatë ditës në Zeri.info.