Ndalet një automjet me katër migrantë në Vërmicë, i dyshuari lirohet pas intervistimit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vërmicë është ndaluar një automjet me targa vendore, i drejtuar nga një shtetas kosovar, nën dyshimin për kontrabandim me migrantë.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga autoritetet përkatëse dhe janë dërguar në qendrën strehimore. /Zëri