Aksident mes trenit dhe veturës në Klinë, tre persona dërgohen në spital
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe veturës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Jagodë të Klinës.
"Personat e lënduar janë bartur me autoambulancë për në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po marrin trajtim mjekësor", deklaroi Rugova.
Klankosova.tv mëson se gjendja pacientëve është stabile.