Bien temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale nga 17 deri në 20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: