Gjendet pas katër ditësh kërkimi gruaja e humbur nga Kaçaniku

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur gruaja e humbur nga komuna e Kaçanikut.

Në njoftimin e publikuar në Facebook, SHKKSH ka bërë të ditur se Hamide Burrniku nga Runjeva e Kaçanikut është gjetur falë bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimit të ekipit të shoqatës.

“Gjindet personi i humbur, fal bashkpunimit nderinstitucional dhe angazhimit të ekipit të SHKKSH-së, pas 4 ditësh kërkimi gjendet Hamide Burrniku prej Runjeve të Kaçanikut”, thuhet në njoftim.

“Ju faleminderit të gjithë qytetarëve dhe institucioneve për bashkpunimin e treguar”, thuhet tutje.