Nëntë vjet burgim të miturit, që privoi nga jeta 27-vjeçarin në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka dënuar një të mitur me nëntë vjet burgim për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit.

Sipas Gjykatës, më 14 qershor 2026 i mituri A.O., në bashkëkryerje me të pandehurin Sh.O., (vëllain e tij) me dashje e privojnë nga jeta viktimën A.O., duke përdorur mjetet e mprehta – thika i sulmojnë dhe i godasin viktimat A.O. dhe I.O. (i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore), ashtu që i mituri A.O. gjatë përleshjes me thikë e godet një herë në gjoks viktimën, i cili nga plagët e marra rrëzohet në tokë, ku gjatë rrugës për në spital dërgohet pa shenja jete, ku është bërë edhe konstatimi i vdekjes së tij.

Gjykata njofton se të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit. /Zëri

kr