Mot me diell dhe vranësira
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën moti do të jetë me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta shiu.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12° C, ndërsa temperaturat maksimale nga 22 deri në 26° C.
“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s”, thuhet në njoftim. /Zëri