Merz: Do të vijojmë reformat pavarësisht goditjeve elektorale

Kancelari gjerman Friedrich Merz është përballur me një tjetër goditje politike pas zgjedhjeve rajonale në Berlin dhe në landin Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, ku rezultatet paraprake tregojnë humbje të  partisë së tij CDU.

Në Berlin, sondazhet në dalje të qendrave të votimit nxjerrin partinë e majtë Die Linke në avantazh ndaj CDU-së së Merzit. Ndërkohë, në Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore, partia e djathtë ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD) pritet të renditet e para, me një epërsi të ngushtë ndaj Partisë Socialdemokrate (SPD).

Rezultatet përbëjnë një sfidë të re për kancelarin Merz, i cili ndodhet në detyrë prej rreth 16 muajsh.

Zgjedhjet rajonale vijnë në një periudhë kur qeveria gjermane përballet me presion politik dhe debate mbi drejtimin e vendit.

Vetë Merz e cilësoi rezultatin e CDU-së si një “katastrofë”, duke pranuar vështirësitë e partisë në zgjedhjet e fundit.

Megjithatë, kancelari deklaroi se do të vazhdojë me axhendën e tij të reformave, pavarësisht pengesave elektorale.

“Ne do të vazhdojmë përpara”, është mesazhi i Merzit, i cili synon të ruajë fokusin te programi i qeverisë dhe zbatimi i reformave të premtuara.

Rezultatet e zgjedhjeve kanë rritur vëmendjen ndaj së ardhmes politike të kancelarit dhe aftësisë së CDU-së për të ruajtur mbështetjen e votuesve.

Megjithatë, deri tani nuk ka një njoftim për dorëheqjen e Merzit.

Suksesi i AfD-së në Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore dhe rezultatet në Berlin pritet të nxisin debate të reja mbi ekuilibrat politikë në Gjermani, ndërsa partitë tradicionale përballen me një konkurrencë në rritje nga forcat e krahut të djathtë dhe të majtë.