Dy të therur dërgohen në Emergjencë, njëri pranohet në Kirurgji Torakale

Dy persona, të lindur në vitin 2003, janë dërguar në qendrën emergjente të Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas plagosjes me mjet të mprehtë.

Sipas Klan Kosovës, të dy personat i janë nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.

Njëri prej tyre është pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ndërsa personi tjetër është duke u observuar në Qendrën Emergjente.

Sipas të njëjtave burime, gjendja e tyre shëndetësore është stabile për momentin.