Përleshje fizike në Prishtinë, dy persona të lënduar

Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur sonte rreth orës 20:00, te Rrethi i Flamurit në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sipas informatave fillestare, dy personat kanë pësuar lëndime (dyshohet nga mjete të mprehta) dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Pllana.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet policore po merren me rastin.