Liverpooli triumfon ndaj Bournemouthit, vendos Isaku

Liverpooli ka vazhduar ecurinë pozitive në Premier League, duke mposhtur Bournemouthin me rezultat 1-0 në “Vitality Stadium”.

Ndeshja kishte një simbolikë të veçantë për trajnerin e Liverpoolit, Andoni Iraola, i cili u rikthye në stadiumin e ish-klubit të tij.

Pjesa e parë u karakterizua nga ritëm i mirë, por me pak raste të rrezikshme. Bournemouthi iu afrua golit përmes Evanilsonit, ndërsa tentativa e tij u ndal nga portieri Alisson Becker. Në anën tjetër, Liverpooli provoi disa herë, por pa arritur të konkretizojë.

Vendasit e nisën më mirë pjesën e dytë dhe patën dy mundësi përmes Ryan Christie, por pa sukses.

Liverpooli kaloi në epërsi në minutën e 59-të. Një krosim i Cody Gakpos nga e djathta u devijua në zonë dhe topi përfundoi te Alexander Isak, i cili nga afërsia realizoi për 1-0.

Bournemouthi nuk arriti të reagonte siç duhet deri në fund, duke e mbyllur ndeshjen pa gol.

Me këtë fitore, Liverpooli regjistroi fitoren e tretë në 10 ndeshjet e fundit si mysafir, ndërsa dy prej tyre kanë ardhur nën drejtimin e Iraolas.

Në anën tjetër, Bournemouthi pësoi humbjen e parë në shtëpi që nga fillimi i janarit, kur ishte mposhtur nga Arsenali.

Për Liverpoolin, kjo ishte një tjetër ndeshje e mbyllur pa pranuar gol, duke e vazhduar serinë e mirë defensive në kampionat.