Ukshini: Për katërshen e UÇK-së, Kosova duhet ta marrë përvojën e kroatëve

Historiani Sylë Ukshini ka deklaruar se Kosova duhet të shfrytëzojë përvojën e Kroacisë në procesin e apelimit të aktgjykimit të 16 shtatorit të Gjykatës Speciale.

Ukshini tha  se nuk mjafton vetëm angazhimi përmes avokatëve, por nevojitet një qasje më e organizuar dhe më e fuqishme në procesin e apelit.

“Unë mendoj duhet ta marrim eksperiencën e kroatëve dhe duhet të rriten fondet për apelin dhe duhet të merret eksperienca edhe e kroatëve, sepse kroatët e kanë ndjeshmërinë e jashtëzakonshme karshi neve. Kanë pasur të njëjtën përvojë dhe të njëjtën ballafaqim”, tha Ukshini.Ai theksoi se përballja ligjore nuk do të jetë e lehtë, duke shprehur dyshime lidhur me zhvillimet e mëtejshme të procesit në Gjykatën Speciale./klankosova