“Liri për çlirimtarët”, edhe arbëreshët i bashkohen mesazhit
Nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, diaspora dhe komunitetet arbëreshe në Itali, shqiptarët janë bërë bashkë në Kalabri në një aktivitet që ndërthur trashëgiminë, kulturën, identitetin dhe solidaritetin me Kosovën.
Në kuadër të Forumit të Përhershëm të Turizmit Rajonal, që po mbahet më 18-20 shtator në komunat arbëreshe të Kalabrisë, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon ka mbledhur rreth 60 përfaqësues nga hapësira shqipfolëse, mes tyre kryetarë komunash, personalitete të medias, televizionit, artit, kulturës, muzikës dhe biznesit.
Por përtej agjendës së forumit, takimi në tokën arbëreshe mori edhe një dimension të fortë simbolik