Daut Haradinaj: Sot ose i gëzohesh dënimit si Serbia, ose e kundërshton si shqiptar

Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen kundër vendimit të Gjykatës Speciale e cila dënoi katër ish-krerët e UÇK’së, duke thënë se disa që nga Kosova mbështesnin dhe protestonin në Tiranë për lirinë e flamingove në Zvërnec, ndërsa sot i gëzohen ‘’kafazit të Çlirimtarëve në Hagë!’’.

Haradinaj ka i ka quajtur ‘’matrapazë publikë’’ ata që po propagandojnë në dekurajimin e shprehjes së revoltës qytetare për dënimet e Hagës.

Postimi i plotë:

Çfarë hipokrizie! Nga Kosova mbështeste e protestonte në Tiranë për lirinë e flamingove në Zvërnec, e sot i gëzohet kafazit të Çlirimtarëve në Hagë!

Disa matrapazë publikë e paskan filluar propagandën e dekurajimit të shprehjes së revoltës qytetare për dënimet e Hagës: “jo kështu, jo ashtu, jo foli ky, jo foli ai…” Me fillimin e kësaj lufte speciale për relativizim, po synojnë ta arrijnë dorëzimin qytetar në mbrojtje dhe besim se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër.

Ky është i njëjti trend destruktiv në krijimin e narrativës që e ka gërryer Kosovën qe 20 vjet: e shkatërruan vendin, katundarë, të pashkollë, hajna, milionerë…

Sot nuk ka rrugë të mesme: ose i gëzohesh dënimit si Serbia, ose e kundërshton atë me dinjitet si qytetar e shqiptar.

Po lirisë së shprehjes, por JO e madhe për ju që jeni në shërbim të kësaj agjende dashakeqe.

Marre për ju!