Barcelona nuk humb kohë, e “blindon” yllin e ekipit edhe për katër vite

Barcelona ka arritur marrëveshje në parim me Raphinhan për kontratën e re, e cila do ta mbajë brazilianin në klub deri në qershor të vitit 2030.

Marrëveshja ende nuk është nënshkruar zyrtarisht, por drejtori i Barcelonës, Deco, ka konfirmuar se palët kanë arritur marrëveshje dhe se dokumentet pritet të finalizohen së shpejti.

“Ne kemi një marrëveshje në parim, ajo do të nënshkruhet së shpejti”.

 

Kontrata aktuale e Raphinhas me Barcelonën skadon në qershor të vitit 2028. Marrëveshja e re do t’ia zgjaste qëndrimin edhe për dy vite të tjera, duke e mbajtur në Camp Nou deri në vitin 2030.

29-vjeçari e ka nisur në formë të shkëlqyer sezonin 2026/27 dhe është konsoliduar si një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick.

Barcelona ia kishte rinovuar kontratën Raphinhas edhe në maj të vitit 2025, kur braziliani u angazhua me klubin deri në vitin 2028. /telegrafi