Alarm për sulme ajrore në Riad, raportohen shpërthime në kryeqytetin saudit

Banorëve të Riadit, në Arabinë Saudite, u është dhënë sinjali se rreziku ka kaluar, pasi në kryeqytet u aktivizuan alarmet për sulme ajrore dhe u raportuan shpërthime.

Sipas BBC, kjo ishte hera e parë që alarmet aktivizoheshin në Riad që kur Houthët intensifikuan sulmet ndaj Arabisë Saudite dhe shpallën një embargo detare ndaj vendit në muajin korrik.

Mbrojtja Civile Saudite lëshoi alarme për Riadin dhe disa rajone të tjera të vendit vonë të premten në mbrëmje dhe gjatë mëngjesit të së shtunës, në një kohë kur përplasjet mes Arabisë Saudite dhe Houthëve të mbështetur nga Irani vijojnë të përshkallëzohen.

Tensionet janë rritur pas një serie sulmesh me dronë dhe raketa ndaj objekteve saudite të naftës. Sipas raportimeve, sulmet e javës së kaluar shkaktuan zjarre dhe ndërprerje të përkohshme të operacioneve.