“Real Madridi nuk krahasohet me askënd”, Mourinho komenton formën e frikshme të Barcelonës

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk është i shqetësuar për startin fantastik të Barcelonës në këtë sezon, duke theksuar se rrugëtimi në La Liga është një maratonë.

Barcelona po kalon një sezon të frikshëm, ngase përpos që nuk dijnë për humbje edhe në secilën ndeshje thuajse po shënon nga katër gola.

“Shqetësuar për nivelin e Barcelonës? Historikisht dhe kulturalisht, Real Madridi nuk mund të krahasohet me askënd”.

“Për këtë arsye, nuk do ta krahasoj veten me askënd tjetër. Unë flas për ne, diskutoj problemet tona dhe atë që duhet të përmirësojmë”.

“Edhe pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të dëgjosh diçka pozitive për Real Madridin, ne vazhdojmë punën tonë me përulësi, plotësisht të vetëdijshëm për problemet që kemi. Nuk është normale të jesh duke udhëhequr 2-0 ndaj Elches dhe më pas të pësosh golin e barazimit në minutën e 80-të”.

“Por gjithashtu nuk është normale që pasi pëson atë gol, brenda pak minutash ekipi të ndryshojë ritmin, të krijojë rast pas rasti dhe më pas të shënojë e të fitojë”.

“Po ashtu, nuk është normale të jesh duke humbur ndaj Betisit dhe të kesh forcën për të vazhduar të luftosh, pas golit të jashtëzakonshëm të Espí dhe atij penalltia të humbur, dhe sërish të gjesh forcën për të kërkuar më shumë”.

“Ka cilësi dhe punë ekipore. Dhe kjo më mbush me besim. La Liga është një maratonë, jo një autostradë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Real Madridin e pret njëpërballje e vështirë të dielën si mysafir i Atleticos. /telegrafi