KQZ-ja ndan para për deputetët, cila parti përfiton më shumë?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka ndarë 144 mijë e 657 euro e 53 centë.

Kjo me qëllim të financimit të aktiviteteve dhe punës së secilit deputet.

Vendimi u mor në mbledhjen e 87-të të KQZ-së që u mbajt të premten."Sipas rendit të ditës, me qëllim të financimit të aktiviteteve dhe punës së secilit deputet, KQZ mori vendim për ndarjen e 10% të mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës për periudhën 13 shtator – 31 dhjetor 2026, sipas tabelës në vijim", thuhet në njoftim.

Në vazhdim i gjeni partitë që përfituan më shumë para nga ky financim: