Arben Gashi rikthen shkrimin kur kërkonte që Kuvendi t’ia ndalojë Hagës përdorimin e dokumenteve të Serbisë
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së. Gashi ka thënë se ka folur kur ka qenë koha, duke rikthyer një shkrim të tij përmes të cilit kishte kërkuar që Kuvendi i Kosovës t’ia ndalonte Gjykatës Speciale t’i përdorë dokumentet e prodhuara nga Serbia.
“Kam folur kur ishte koha. Shihni çfarë kam thënë më 1 gusht 2025. Kaq”, shkroi Gashi.