OVL UÇK-ja pas protestës së sotme: Ky popull s’do të ndalet së kërkuari drejtësi për UÇK-në

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në protestën e mbajtur sot në Prishtinë, duke thënë se kërkesa për drejtësi dhe të vërtetën për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës do të vazhdojë.

Përmes një postimi, OVL UÇK-ja ka shprehur mirënjohje për pjesëmarrësit në protestë, transmeton Zeri.info.

“Faleminderit, shqiptarë! Ky popull nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për UÇK-në, deri në vendosjen e drejtësisë dhe të së vërtetës”, thuhet në reagimin e Organizatës.

Protesta u mbajt në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. /Zëri