KRU “Prishtina” paralajmëron ndërprerje të ujit në disa zona të Prishtinës, shkak punimet
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se një operator ekonomik do të zhvillojë punime në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari”.
Si pasojë e punimeve, pa furnizim me ujë do të mbesin përkohësisht Lagjja Universitare, rruga “Holger Petersen”, rruga “Muharrem Fejza”, si dhe rrugët periferike në “Matin 1”.
KRU-ja ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe ka shprehur ndjesë për shqetësimet e shkaktuara gjatë realizimit të punimeve.