Emocionuese: Veterani kthehet nga Haga me lot në sy [video]

Rreth 50 luftëtarë, invalidë dhe veteranë të UÇK-së, të cilët shtatë ditë më parë ishin nisur drejt Hagës për të qenë pranë ish-krerëve të UÇK-së në ditën e shpalljes së aktgjykimit, janë kthyer sot në Kosovë.

Pas kthimit, ata iu bashkuan protestës së mbajtur në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Gjatë marshimit në sheshet e kryeqytetit, njëri prej veteranëve, me lot në sy, e cilësoi procesin gjyqësor në Hagë si të padrejtë.

“Ajo gjykatë kriminale edhe kësaj radhe dëshmoi se gjykon pa fakte. Rreth 50 luftëtarë, invalidë dhe veteranë të UÇK-së kemi qenë për shtatë ditë në rrugëtim. Sot, pas shtatë ditësh, kthehemi në Dardaninë tonë”, tha ai. /Zëri