Haradinaj: Liri për çlirimtarët, rroftë UÇK-ja!
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në protestën e mbajtur të premten në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Pas përfundimit të protestës, Haradinaj ka publikuar disa fotografi nga tubimi në Facebook, të shoqëruara me një mesazh në mbështetje të çlirimtarëve.
“JO NË EMRIN TIM! Liri për çlirimtarët. Rroftë UÇK-ja!”, shkroi Haradinaj.