LDK-ja bëri homazhe në nderim të jetës dhe veprës së Flora Brovinës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me deputetët e LDK-së kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së mjekes dhe ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina.

Përmes një postimi në Facebook, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Flora Brovina ishte një nga figurat e shquara të historisë së Kosovës, mjeke, humaniste, poete dhe veprimtare e palëkundur për lirinë, dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e grave e fëmijëve.

Postimi i plotë:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me presidenten e VI të Kosovës, deputeten Vjosa Osmani dhe deputetët e LDK-së kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së dr. Flora Brovina.

Dr. Flora Brovina ishte një nga figurat e shquara të historisë së Kosovës, mjeke, humaniste, poete dhe veprimtare e palëkundur për lirinë, dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e grave e fëmijëve.

Jeta dhe veprimtaria e saj janë dëshmi e një përkushtimi të madh ndaj Kosovës, veçanërisht në vitet më të vështira të represionit dhe luftës. Ashtu siç nuk u përkul përballë burgosjes dhe dhunës, ajo vazhdoi edhe pas luftës kontributin e saj në jetën publike dhe në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

LDK-ja shpreh respekt dhe mirënjohje për jetën, sakrificën dhe kontributin e Dr. Flora Brovinës. Kujtimi për të do të mbetet pjesë e historisë së Kosovës dhe e brezave që do të vazhdojnë ta ndërtojnë atë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!