Nga Haga, Cali me shokët shprehin ngushëllime për Flora Brovinën: Ajo ishte UÇK, shpirt i rezistencës
Salih Mustafa, së bashku me bashkëluftëtarët e tij që ndodhen në Hagë, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi pas vdekjes së veprimtares Flora Brovina.
Mesazhi i tij u lexua nga vajza e Mustafës, Buna, gjatë ceremonisë përkujtimore kushtuar Brovinës.
Sipas saj, Mustafa ka kërkuar që përmes saj të përcillen fjalët për kontributin e Brovinës gjatë periudhës së rezistencës dhe luftës.
“Babai, Cali, me shokët e tij në Hagë, duan të shprehin dhimbjen e tyre të thellë, për humbjen e bashkëveprimtares dhe bashkëluftëtares së tyre. Ngushëllojnë familjen dhe të gjithë shoqërinë. Përmes telefonatës, babi më obligoi të ndajë me ju disa fjali. Fjalët e tij ‘bota duhet të dijë se kush ishte doktoreshë Flora. Ajo ishte shpirti i rezistencës. Krah i djathtë i imi dhe Isa Kastratit. Ishte luftëtare e Guerilës. Flora ishte UÇK”, tha e bija e Calit, Buna.