KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa lokacione

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes gjatë ditës së sotme do të intervenojnë në disa lokacione.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, ekipet do të angazhohen në këto zona:

Rruga “Col Delija”

Rruga “Hyzri Talla”

Rruga “Mehmet Beci”

Rruga “Shefki Desivojca”

Rruga “Sheh Muhedini”

Rruga “Xhevat Begolli”

Rruga “Ramabaja”

Fshati Trudë.

KRU “Prishtina” u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë zhvillimit të punimeve dhe të përcjellin njoftimet e kompanisë lidhur me furnizimin me ujë dhe ndërhyrjet në rrjet.