Protesta në Prishtinë, paralajmërohen vonesa në transportin publik

Për shkak të protestës që po zhvillohet në hyrje të Prishtinës dhe masave të përkohshme për menaxhimin e qarkullimit, mund të ketë vonesa dhe pengesa në qarkullimin e transportit publik.

Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, linjat e autobusëve që kalojnë në këtë pjesë të qytetit mund të mos qarkullojnë sipas orarit të rregullt, për shkak të situatës së krijuar në komunikacion, transmeton Zeri.info.

Ekipet e transportit publik kanë bërë të ditur se po e përcjellin nga afër situatën dhe do të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e shërbimit, sa herë që kushtet e qarkullimit e mundësojnë.

Qytetarëve u është bërë thirrje për mirëkuptim dhe durim deri në normalizimin e qarkullimit. /Zëri