Situata aktuale në vend, anulohet “European Mobility Week - Prishtina”

Aktiviteti “European Mobility Week - Prishtina”, i cili ishte planifikuar të mbahej këtë fundjavë në kryeqytet, është anuluar.

Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi drejtuar qytetarëve, ku thuhet se anulimi vjen për shkak të “situatës aktuale në vend”.

“Ju njoftojmë se, për shkak të situatës aktuale në vend, ‘European Mobility Week - Prishtina’, i paraparë të mbahet këtë vikend, anulohet”, thuhet në njoftimin e Komunës.